Zhabina: Arbër Çekaj mohon dijeninë për kokainën, prokuroria ka nisur hetim, por pa emra konkretë

Në një intervistë për gazetaren Matilda Mcini në Ora News, gazetari Xhevahir Zhabina u shpreh se në raport me kokainën e kapur në kompaninë e Çekajve, ka edhe persona të tjerë nënë hetim.

Si tha se në një intervistë që i ka marrë Arbër Çekajt, ky i fundit e ka mohuar se ka pasur dijeni për drogën dhe se ka hedhur akuza ndaj prokurorisë.

Zhabina: Nëse është një hetim i nisur disa muaj më parë, besoj se duhet të jenë më shumë persona nën hetim se bëhet fjalë për në trafik kokaine dhe jo kanabisi. Ngarkesa e 2018 shkoi përtej portit të Durrësit, sepse droga u kap në magazine. Personat e arrestuar pretendonin se do te shkarkoheshin vetëm banane dhe kontenieri nuk ishte i Kompanisë së Arbër Çekajt, por i  një kompanie tjetër dhe ishte marrë me qira. Këta persona shprehen se kontenierët nuk janë në pronësi të tyre dhe prandaj hetimi duhet të vazhdohet më tej.

Nga praktika e vitit 2018 Arbër Çekajt është dënuar me 14 vite burg, edhe pse e ka ankimuar në Apel këtë çështje. Në një intervistë që i kam marrë Çekajt ai e ka mohuar dijeninë e tij për kontenierit dhe drogën në të. Sipas tij, ai e ka marrë vesh shumë vonë numrin e kontenierit, kur ishte në det, dhe se nuk kishte se si ta dinte dhe ta fuste drogën në atë kontenier. Madje ai ka akuzuar edhe prokurorinë lidhur me këtë çështje. Sipas meje, prokuroria dhe policia duhet të fokusohen te personat e tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë trafik.

Zhabina shtoi se ka persona të tjerë nën hetim të veçuar për drogën e vitit 2018, por nga dosja e prokurorisë nuk është se ka emra që po hetohen konkretisht.

Zhabina: Ka persona të tjerë nën hetim të veçuar për drogën e vitit 2018, por nga dosja që ka lexuar edhe prokuroria nuk është se ka emra që po hetohen konkretisht, por qëndron aty vetëm si një vepër penale.Më duket e vështirë sepse sa më shumë koha kalon aq më e vështirë bëhet për prokurorinë, sepse trafikantët nuk lënë gjurmë në raste të tilla. Mua personalisht më duket e guximshme që të jesh në sytë e policisë dhe hetimeve dhe të vazhdosh trafikun, sepse babai i Çakajt është rreth 70 vjeç. Ose mund të jetë ngarkesa e radhës e trafikut dhe kjo është kapur.