Dy aksidente të njëpasnjëshme në aksin Kavajë-Rrogozhinë, plagosen 4 persona

Ora 10:14 Në autostradën Kavajë-Rrogozhinë ka ndodhur një tjetër aksident në afërsi të fshatit Gosë, Kavajë, 100 metra larg vendit ku  janë përplasur një mjet tip  Peugeot me një kamion.

Përplasja ka ndodhur në kohën kur policia po kryente veprimet në lidhje me aksidentin e parë i cili ndodhi rreth orës 09:18.

 Sipas njoftimit të policisë, mjeti me drejtues G. Xh është përplasur me mjetin me drejtues K.L.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetaset me iniciale Z. Gj dhe E. K, pasagjere në mjetin me drejtues G. Xh, të cilat u dërguan në spital për kontroll mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë: "Rreth orës 09:10, në Gosë, Kavajë, është përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin G. Xh., me mjetin me drejtues K. L. Si pasojë janë dëmtuar shtetaset me iniciale Z. Gj dhe E. K, pasagjere në mjetin me drejtues G. Xh, të cilat u dërguan në spital për kontroll mjekësor, jashtë rrezikut për jetën."

Ora 09:18: Kamioni përplaset me makinën, dy të plagosur në aksin Kavajë-Rrogozhinë

Një aksident rrugor me dy të plagosur është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë.

Siç mëson Ora News, në aksident janë përfshirë një kamion dhe një autoveturë, ndërsa dy të plagosurit, fatmirësisht, janë jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ndodhi në rrugën dytësore të autostradës, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

https://youtu.be/TGdu4lO5vwE