"Kush konteston del jashtë" Rama pranon debatin mes Veliajt e Xhafës dhe tregon rregullin e hartimit të listave

Në konferencën me gazetarët Rama ka pranuar se ka pasur debat mes Fatmir Xhafajt dhe Erion Veliajt ndërsa zbulon dhe rregullin e hartimit të listave. “Kush konteston del jashtë”

"Kush është në listë nuk ka kontestuar. Kush ka kontestuar ka dalë jashtë. Kush është në listë nuk ka kontestuar. Kush ka kontestuar nuk është në listë.

Ndërsa diskutim patjetër që është bërë. Fatmir Xhafaj nuk ka kontestuar asgjë. Ka bërë diskutim normal për të pyetur për logjikën e gjësë. Erioni ka dhënë shpjegimet dhe ajo që ka qenë e rëndësishme është se dje është përçuar logjika e skuadrës. Logjika e skuadrës së PD-së është konservo fosilet. Logjika e skuadrës së LSI-së është mblidh të rinjtë dhe fut në mes viktimat e skuadrës së OFL. Logjika e skuadrës sonë është të ndryshojmë veten sat ë mundemi."