"Nuk ishte maksimumi i PD" Rama sulmon kandidaturat opozitare: Lista e LSI është lista e SPAK dhe OFL, si magazinë private
Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ka sulmuar listat e Partisë Demokratike dhe ato të LSI, duke thënë se ndihet i zhgënjyer.
Rama tha se PS priste më shumë se sa kaq, ndërkohë që për listat e LSI i cilësoi si lista të SPAK-ut dhe OFL dhe si një katandisje të një forcë politike.
Rama: Nuk besoj që ky ishte maksimumi i PD, pavarësisht situatës së vështirë që ndodhet për shkak të një lidershipi pa karakter, pa vizion, pa forcë. Nuk besoj që rrethi i perimetrit të influencës së PD të jetë aq i ngushtë dhe që të mos ketë mundësi të ofrojë më shumë se kaq. Nëse lista e PS është fuqia e ndryshimit, lista e PD është afirimit të fosilizimit.
Për listën e LSI nuk dua të humbas kohë. Ajo është lista e SPAK-ut dhe OFL. Nuk kishte si të ishte ndryshe. Më vjen keq për shumë të rinj dhe të reja që nuk i përkasin këtij kategorizimi, por janë një enturazh rreth karkalecave të tiganit të Monikës. Kurse karkalecat janë në qendër dhe është thjeshtë afirmim i një katandie keq e mos më keq të një forcë politike që ka luajtur rolin e saj në proceset demokratike në Shqipëri, ndërsa sot është një magazinë private që administrohet nga gruaja e Presidentit dhe shet dokrra e blen vota.