Tritan Kalo: Partia Socialiste e mavijosur nga ethet e parave të korrupsionit
Mjeku i njohur Tritan Kalo ka bërë një tjetër deklaratë të ashpër në drejtim të Partisë Socialiste, që sipas tij pas ardhjes në pushtet është mbrojtëse e interesave të pasunarëve, dhe është mavijosur nga ethet e parave të korrupsionit.
“PS e pas Qershorit 2013 është një parti mbrojtëse e interesave të pasunarëve, e “MAVIJOSUR” nga ethet e parave të korrupsionit”, shkruan Kalo në llogarinë e tij në Facebook.
E teksa ndjekësit e tij komentonin në statusin e tij mjeku i njohur ka replikuar duke thënë se:shumë-shumë pak shpresë për ndonjë reflektim të Rilindjes në zgjedhjet e ardhshme Parla-Pa-Mentare të 25 prillit, por paskam qenë i gabuar
Ndërsa dikush e pyet se çfarë duhet bërë pasi të gjithë janë të korruptuar, Kalo ia kthen duke i thënë se “të mos vijojmë t’u shkojmë prapa e të mos grindemi mes nesh të verbuar nga militantizmi”.
Në 4 mars (2021) Tritan Kalo njoftoi largimin e tij nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë Covid-19.
