Korça e paparashikueshme më 25 prill, Gjylameti e Xhaçka përballë Braimllarit e Spahos
Të çuditshme kanë qenë edhe lëvizjet në drejtim të qarkut të Korçës dhe ka qenë pikërisht PS ajo që ka befasuar.
Olta Xhaçka në fillim ishte caktuar për fushatë në qytetin e Dibrës dhe një lëvizje e momentit të fundit e ka nisur atë në drejtim të Korçës, ku edhe në listën e kandidatëve renditet e 5-ta. Po në këtë listë e pabesueshme është delegimi i Blerina Gjylametit, e cila për një kohë të gjatë ka qenë prezente në të gjithë Tiranën, e fokusuar kryesisht në Kombinat.
Gjithsesi lista kryesohet nga Eni Zaka, e ndjekur nga Gjylameti e dyta, ndërkohë që Niko Peleshi është renditur i 6-ti.
PS KORÇË
1. Eni Zaka
2. Blerina Gjylameti
3. Ilirian Pendavinji
4. Ilir Topi
5. Olta Xhaçka
6. Niko Peleshi
7. Edlira Bode
8. Bledi Çomo
9. Besa Spaho
10. Dhora Dajko
11. Arian Jaupllari
12. Vasil Sterjovski
Partia Demokratike listën fituese në Korçë e nis me Edmond Spahon, xha i dalluar që do të merret me qytetin jug-lindor. Ai ndiqet nga Sorina Koti, teksa Ervin Salianji i deleguar prej shumë kohësh atje është renditur i treti.
PD KORÇË
1- Edmond Spaho
2- Sorina Koti
3- Ervin Salianji
4- Bledion Nallbati
5- Salaudin Jakupllari
6- Marjeta Halili
7- Andrea Mano
8- Alfred Gega
9- Soela Myrtellari
10- Erion Haruni
11- Ilia Kadhena (Aleat PBDNJ)
12- Anila Hysenbegasi
13- Arben Kambo
14- Magdalena Hoxha
15- Nikollaq Doku
16- Landi Gushi
17- Kico Tane
18- Andrea Simaku (Aleat PBDNJ)
LSI ia ka besuar fitoren Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, Endrit Braimllari i cili kryeson listën. Ai ndiqet nga psikiatri Gentian Çala, njëkohësisht edhe drejtues i LSI në Pogradec, e më pas nga këshilltarja e Presidentit Meta Brunilda Paskali.
LSI KORÇË
1.ENDRIT BRAIMLLARI
2.GENTIAN ÇALA
3.BRUNILDA PASKALI
4.PETRIKA MELE
5.THANAS POÇI
6.ISMERALDA SEIDOLLI
7.AVNI SPAHOLLI
8.ERGIN CIKOPANA
9.SUELA DINELLARI
10.LEONS HASANI
11.MARJETA BIBA
12.PANDI JANI