GJKKO rrëzon kërkesën e për gjyqtares Enkelejda Hoxha, lë në fuqi masën "arrest me burg"

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka lënë në burg gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha.

 

Hoxha kishte bërë kërkesë pak kohë më parë për rishqyrtim të masës së sigurisë, një kërkesë kjo që është rrëzuar nga GJKKO.  

 

Gjykatësja u arrestua pas në hetimit rreth 7 mujor që ishte ndaj saj, ku Enkelejda Hoxha kishte bërë të mundur lirimin e të dënuarve kryesisht në burgun e Fushë-Krujës.

 

Ajo kishte ngritur një skemë veprimi për korrupsion dhe pastrim parash, së bashku me avokatin Aldo Tabaku me të cilin mendohet se kishin më shumë se sa një lidhje shoqërore.