Balliu: Të gjithë ata që ishin pjesë e aferës korruptive te Unaza e Re janë shpërblyer
Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu u shpreh sot para Gjykatës së Tiranës se gjyqi i banorëve për Unazën e Re do të vazhdojë sepse është një çështje e drejtë. Sipas tij, drejtuesit e aferës korruptive janë ata që duhet të dënohen dhe jo banorët.
"Këtu janë bërë qindra çështje dhe ne nuk e dimë pse kemi hyrë në gjyq, të vetmit që po arrestohen janë banorët e unazës.
Protestuesit e unazës për një aferë që i ka dalë boja deri në Amerikë dhe nuk ka asnjë të arrestuar për këtë. Drejtori Afrim Qendro për këtë aferë korruptive u promovua u çua në Vlorë, Damian Gjiknuri, sponsoruiozues i kësaj afere korruptive deputete në Vlorë, Dallëndyshe Bici deputete.
Të gjithë ata që kanë qenë pjesë e aferës korruptive tek unaza e Re janë shpërblyer. Pse? Ishin paratë, morën paratë, shkatërruan shtëpitë për të bërë pallate dhe rruga do mbetet ajo që ka qenë. Ndryshimi i vetëm është mbikalimi që nuk prekte shtëpitë, por aty është bërë vetëm për të ndërtuar pallatet.
Kjo përkthehet në një aferë qesharake, të kesh qindra gjyqe për të njëjtën akuzë dhe të mos ketë asnjë provë, asnjë fakt se çfarë do vërtetojnë këta ? A kemi qenë ne në protestë? Gjithë ditën kemi qenë dhe shumë mirë kemi bërë sepse ishim për një çështje të drejtë dhe u vërtetua se si po vidheshin qytetarët dhe po arrestoheshin. Ndërkohë këta banditët që i kanë vjedhur nga Edi Rama e gjithë aleatët e tij vazhdojnë akoma në pushtet," thotë ai.
Lexo edhe: Balliu: Politika të heqë kthetrat nga drejtësia. Arrestohen ata që vidhen, jo ata që vjedhin