"Ditmir Bushati zbriti nga treni, pa Paulin Sterkaj nuk do bënte" Rama tregon pse nuk e përfshiu në lista

Nga selia e PS-së, kryeministri  Edi Rama është shprehur se partia e tij ka një skuadër që afirmon  njerëz  me eksperiencë e me energji të re.

Edi Rama ka komentuar edhe vendosjen poshtë listës së sigurt të emrave që kane kontribuar në PS, duke filluar nga Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko.

Rama: Nuk kam ndryshuar mendje për Fatmit Xhafajn. Ai nuk ka bërë naze për vendin. Ka marrë vendin ku është dhe do të përballojë sfidën që ka. Leximi i një skuadër bëhet kështu. Se lojtarët nuk shihen nga gjendja e stadiumit. Në Tiranë duke qenë se nuk kemi drejtues që të jetë deputet, Pandeli Majko është personi që do të qëndrojë te kufiri. PS i ka dhënë gjithçka. Është në njësinë që është vatra më e nxehtë, hambari i grurit ndërkohë që gjithë të tjerët shkojnë për misra. Ka gjithçka që i duhet që ta çojë këtë skuadër drejt 25 prillit me gjithë atë që përfaqëson.

Kryeministri, Edi Rama, ka pasur edhe një mesazh për  kritikët e listës, me në krye Ditmir Bushatin, duke thënë se debatet me këtë të fundit janë konceptuale.

https://youtu.be/ctqcVsr3hiI

Rama: Shokët e Ditmir Bushatit sot janë tek kufiri, e jo se kanë bërë debate me mua, por ata përveç punës si ministra,  përvec mbledhjeve dhe daljeve në televizor kanë punuar tokën, kanë mbjedhë e kultivuar në terren me njerëzit përditë të korrurat e 25 prillit, ndërsa Ditmir Bushati ditën e parë që u ndryshua si drejtues i Shkodrës ka zbritur nga treni dhe nuk është shfaqur në asnjë aktivitet në ato aktivitete që nuk janë puna juaj nuk janë televizive por pjesë e pandashme e çdo njeriu që kanë një mandat në këtë parti.

Është shumë e thjeshtë. Nëse Bushati do kishte punuar tokën, do ishte njësoj si shokët e vet. Kjo nuk është personale. Kush është lart duhet të rrijë poshtë, jo në listë, duhet të rrijë poshtë çdo ditë.

Një lojtar unë e mas me sa duar njerëzish ka shtrënguar sa fshatarë ka takuar, sa biznese ka takuar për t’iu thënë si ju shkojnë punët, çfarë keni nevojë, sa qytetarë ka takuar, sa i di ai problemet e zonës ku është atje se nuk mund të jetë historia që shkojnë te njerëzit vetëm për  fushatë.Shpresoj ta kape trenin prapë. Partia të vë por nuk të mban, mban veten.

Rama shkoi më tej duke thënë se Bushati nuk do ishte aty pa ndihmën e Paulin Sterkaj.

Rama: Pa Paulin Sterkaj në Shkodër, Ditmir Bushati si drejtues politikë nuk do merrte dot dy deputetë. Paulin Sterkaj rir me njerëzit nëpër spitale, shkolla, mësuesit. Dhe si ai ka plot në PS. Ata meritojnë vlerësimin. Mbase nuk janë për tu vënë në stendën e luftrave të mëdha por janë boshti. Kush i bën të dyja është I nderura. Çfarë ka më pak Blendi Klosi. Nuk di të flasë, të bëjë debate”

Kreu socialist tha se Lista e PS-së është fuqia e ndryshimit,ndërsa nuk la pa ironizuar listat e kundërshtarëve politik.

Skuadra e PD-së sipas tij është zhgënjyese dhe pa vizion, ndërsa për listën e LSI e quajti lista e SPAK-ut dhe OFL-së.

Duke qartësuar edhe njëherë se qëllimi i PS-së është për tu vetëndryshuar zgjedhje pas zgjedhjesh, Rama konfirmoi dhe njëherë se listat e PS-së janë produkt i drejtuesve të qarqeve  dhe pjesë e saj janë njerëz që kanë mbjellë për të korrur në 25 Prill.

https://www.youtube.com/watch?v=Jmo_jGl8YUI


Lexo dhe: “U lanë jashtë senatorë e figura socialiste për t’u futur ish ministrat e LSI-së” Bushati përplaset me Ramën e Veliajn