“Qytetarët kanë mundësi zgjedhje mes Bozos dhe Berishës” Rama ironik me kundërshtarët: Katastrofë! Jam i zhgënjyer
Kryeministri Edi Rama gjatë deklaratës për mediat nuk i ka kursyer ironitë me kandidatët e prezantuar nga opozita, teksa superlativat nga listës së PS ishin të mëdha.
Kreu i qeverisë ka thënë se në Tiranë ekziston mundësia e zgjedhjes mes dy pensionistëve siç janë Luljeta Bozo dhe Sali Berisha, teksa shton se është i zhgënjyer.
Rama: Nuk e di cili është ai qytetar që e ka zemrën djathtas. Që të dalë në Tiranë nga shtëpia dhe të votojë një skuadër ku kapiteni është Sali Berisha dhe ku janë me radhë një në dy, fosilet e Shqipërisë. Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule dhe natyrisht Dezdemona Mesila Doda, Dash Shehi. Me këto emra që thash mbaroi gjysma e skuadrës. Është e pabesueshme.
Është një skuadër e futur që të mbajë bashkë lojtarët e skuadrës, që njëri mos të dehet në stol, tjetri të mos vjedhi tuta e tjerëve në stol, tjetri të mos marrë stolin dhe të ikë në shtëpi. Kjo është alternativa në Shqipëri? Me këtë Shqipëria fiton? Me Fatmir Mediu fitojnë pronarët që ka që ditën që vdiq Sabri Godo, që i mori vulën dhe e futi në xhep. Me atë vulë ka firmosur vetëm një certifikatë prone. Vendin si deputet në parcelën e PD. Shpëtim Idrizi sekser i Çamërisë që zgjohet nga gjumi në orën 2 dhe del në televizor e i hap luftë Greqisë e më pas shkon zyrë më zyrë për të kërkuar vende pëllumbash në administratë që ti shesi majtas dhe djathtas.
Çfarë do Vangjel Dule në Tiranë? Apo sepse nuk e voton njeri në minoritetet në Sarandë dhe Gjirokastër? Për çfarë e fusin? Apo që ti thënë të djathtës që doni s’doni hani Vangjelin? Mesilën e kuptoj, se e kanë futur për të më lidhur mua me zinxhir pasi dogji palmën te ministria. Është katastrofë, jam i zhgënjyer. Qytetarët e Tiranës kanë mundësi të zgjedhin dy pensionistë mes Luljeta Bozos dhe Sali Berishës. Dhe do zgjidhin Berishën për të përfaqësuar pensionistët?
Ironitë e Ramës:
-"Duhet të bëhet Agron Duka ministër Bujqësie prapë, se ka më shumë pula se sa ka çdo shqiptar. Apo se prodhon më shumë vezë se çdo shqiptar dhe ky si gjeli duhet të hyjë në ministri se s’ka kotec tjetër që e mban Gon Dukën. Kjo është oferta që i jepet Durrësit."
-"Ka mundësi tjetër që e djathta ti japë Vlorës Lekuon e KLSH? Që para Leskos, Dash Sheshi është njeriu më esëll që ka Shqipëri. Kur sheh gota e rakisë Leskon, dehet gota."