Lista e kandidatëve të PS, zbardhet debati i Ruçit, Ballës dhe Bushatit me kryesocialistin Rama

Mbledhja e së hënës e Kryesisë së PS ku u miratuan listat e kandidatëve për deputet u përfshi nga një debat i fortë mes drejtuesve të lartë.

Burimet kanë bërë të ditur se për më shumë se një orë në përplasje janë përfshirë dhe Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla.

Shkak ka qenë renditja e listës së Vlorës. Të dy figurat qëndrore të selisë rozë kanë kërkuar një konfigurim tjetër të renditjes, por pa u pranuar nga Rama.

Burimet saktësojnë se ka qenë këmbëngulja e Ramës që ka sjellë dhe pranimin tashmë të faktit.

Një tjetër përplasje ka pasur dhe me ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushatit.

Këtë radhe debati është zhvilluar me kryesocialistin Rama dhe drejtuesin politik të Tiranës, Erion Veliaj.

 Bushati nuk ka patur mundësi te debatojë ballë për ballë, por vetëm nëpërmjet ekranit te vogël online.

Sipas tij, përgjegjësi kryesor për listat është vetë kryesocialisti, duke e argumentuar me arsyen e personalizimit të prurrjeve në PS.

Lexo edhe: “Ditmir Bushati zbriti nga treni, pa Paulin Sterkaj nuk do bënte” Rama tregon pse nuk e përfshiu në lista

Përfshirja e ish- ministrave të LSI në listat e sigurta të PS në Berat dhe Durrës, sipas ish ministrit kanë lënë jashtë figura të të rëndësishme të mazhorancës, siç është rasti i Adnor Shametit në Berat pasi në vend të tij do të garojë Nasip Naço.

Lexo dhe: Surprizat e listës PS: Kush u la jashtë, për të futur deputetët e opozitës së re dhe kush u la në zonë jo të sigurt

Madje Bushati duke ju drejtuar Ramës dhe drejtuesve politik i ka “akuzuar” se listat nuk janë konsultuar me forumet e partisë duke rrezikuar që në të të përfshihen individë të përfshirë në botën e krimit.

Lënien jashtë zonës së sigurt ne Tiranë të “senatoreve” socialistë, Pandeli Majkos, Mimi Kodhelit dhe Fatmir Xhafajt, ish-ministri i Jashtëm i ka parë si pabesi të bërë nga ana e drejtuesit politik të Tiranës.

Bushati nuk i ka besuar argumentimit të Veliajt që emrat e rinj të rënditur mbi xhaketat e vjetra të socialistëve një vendosur për të tërhequr votat e të rinjve.

Por pavarësisht debateve Rama i ka mbyllur diskutimet duke i thënë Bushatit se arsyeja pse ai është në lista ka të bëjë vetëm me sjelljen dhe mosangazhimin e tij në parti pas largimit nga posti i ministrit të Jashtëm.

Por vetëm një ditë pas shpalljes zyrtare, është Alket Hyseni që deklaron tërheqjen nga gara. Shkak me sa duket është renditja e tij i 11-i në Vlorë.