“Fatmir Xhafaj nuk bëri naze për vendin” Rama sqaron paqartësitë: Majko do qëndrojë te kufiri, PS i ka dhënë gjithçka
Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë për debatet brenda Partisë Socialiste për shkak të listave të kandidatëve.
Ai ka thënë se Fatmir Xhafaj nuk është ankuar për vendin ku është lënë në listë, ndërkohë që ka shtuar se vendosja e pandemisë thuajse në fund të listës është e qëllimshme për të organizuar skuadrën.
“Nuk kam ndryshuar mendje për Fatmit Xhafajn. Ai nuk ka bërë naze për vendin. Ka marrë vendin ku është dhe do të përballojë sfidën që ka. Leximi i një skuadër bëhet kështu. Se lojtarët nuk shihen nga gjendja e stadiumit” ka thënë Rama.
Kryeministri ka vijuar më tej duke thënë se “Në Tiranë duke qenë se nuk kemi drejtues që të jetë deputet, Pandeli Majko është personi që do të qëndrojë te kufiri. PS i ka dhënë gjithçka. Është në njësinë që është vatra më e nxehtë, hambari i grurit ndërkohë që gjithë të tjerët shkojnë për misra. Ka gjithçka që i duhet që ta çojë këtë skuadër drejt 25 prillit me gjithë atë që përfaqëson.”