Trafik droge Shqipëri- Itali, 5 të arrestuar në Vlorë, grupi trafikoi në total rreth 500 kg drogë

Pesë persona u arrestuan në Vlorë ndërkohë që një tjetër u shpall në kërkim me akuzën se kanë qenë pjesë e një rrjeti kriminal që trafikonte drogë nga shqipëria drejt italisë.

Ora News sjell pamjet e arrestimit të shtetasve Rezart Elmazaj, Dionis Moskaj, Albano Juzaj, Ersild Nelaj,  dhe Zeqir Aliaj ndërkohë u shpallur në kërkim edhe i dyshuari Andi Veshaj.

Aksioni u zhvillua njëherësh në Shqipëri dhe Itali pasi antimafia e Romës ka firmosur 55 urdhëra arresti me akuzën se grupi në bashkëpunim ka trafikuar nga Vlora rreth 500 kg drogë me vlerë 2.5 milionë euro.

Në total gjatë operacionit"Tibus"  janë vënë në pranga 27 janë shqiptarë, 23 nigerinaë,  italianë e 1 shtetas nga Gambia ndërkohë që pjesë e grupit ishin edhe tri janë femra. 

Lexo me shume: Grupi trafikoi drogë në vlerë 2.5 mln euro, si transportohej me makinë e autobusa

Të gjithë shqiptarët mësohet se  janë nga qyteti i Vlorës dhe akuzohen se trafikonin marijuanë e hashash nga Shqipëria drejt italisë në rrugë detare.

Lënda narkotike mbërrinte në brigjet pulieze e më pas me ndihmën e dy grupeve kriminale nigeriane shpërndahej në brendësi të Italisë dhe në vendet e Europës. Droga trafikohej me automjete të modifikuara e me autovuzë linje që mbërrinin në stacionin Tiburtina të Romës.

 Sipas hetuesve lënda narkotike vendosej në pako jo më shumë se 1 kg, të konfeksionuara me presion pa ajër ndërkohë që për shitjen e saj përdoreshin korrierë të rinj në moshë që paguheshin 50 euro për cdo kg drogë të dorëzuar tek marrësit.

Gjatë hetimeve është mësuar se anëtarët e grupit kriminal komunikonin mes tyre me telefona të modeleve të vjera e me gjuhë të koduar me qëllim shmangien e përgjimeve.

Hetimet e operacionit "Tibus" kanë nisur në prill 2018 dhe në total kanë sekuestruar 481,5 kg marijuanë, 10 kg hashash e 70.000 euro cash. Totali I persopnave të hetuar është 83 ndërkohë që mes të arrestuarve është edhe një shtetase gjermane e prangosur edhe më parë për trafik droge e cila në shtator 2018 vrau dy fëmijët e saj minorenë ( duke i hedhur nga shkallët) në burgun e Rebibias në Romë.

Lexo edhe: Shkatërrohet grupi ndërkombëtar i drogës, 55 të arrestuar, mes tyre 27 shqiptarë


Te arrestuar
Rezart Elmazaj 31 vjeç
Dionis Moskaj, 23 vjeç
Albano Juzaj, 25 vjeç
Ersild Nelaj,  27 vjeç
Zeqir Aliaj 25 vjeç

Njoftimi i plotë:

Operacioni i zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali, Shqipëri dhe Gjermani.

Në Shqipëri operacioni është zhvilluar nga FAST Albania, FNSH, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Interpol Tirana.

Gjatë  operacionit “TIBUS”, në Vlorë, mëngjesin e sotëm janë kapur nga FAST Albania, FNSH dhe strukturat e DVP Vlorë, 5 shtetas, të cilët janë arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht:

A. J., 25 vjeç, D. M., 23 vjeç, E. N., 27 vjeç, R. E., 31 vjeç dhe Z. A., 25 vjeç, banues  në Vlorë, Shqipëri.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës, Itali ka lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve".