Arrestohet mjeku në Tiranë pas akuzave për korrupsion dhe falsifikim tamponësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2021, 12:36
Policia e Tiranës ka arrestuar mjekun Niko Nika, pasi akuzohet për korrupsion dhe falsifikim të tamponëve COVID-19.
Sipas policisë, "shtetasit N. N., 66 vjeç, i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim, më shume se një herë dhe “Ushtrim, ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë."