Goditi me makinë efektivin e policisë, arrestohet 27 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2021, 11:32
Policia ka arrestuar një 27 vjeçar me iniciale I.K, pasi ka kundërshtuar efektivin e policisë duke e goditur me mjetin e tij.
I.K po drejtonte mjetin e tij tip "Ford Fokus" kur është ndaluar nga policia në Unazën e re.
Ai ka kundërshtuar me forcë efektivin e policisë së qarkullimit rrugor duke e goditur me makinën e tij në këmbë.
"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. K., 27 vjeç, në Unazë të Re, duke drejtuar mjetin tip “Ford Fokus”, ka kundërshtuar, duke e goditur në këmbë me mjet, punonjësin e policisë së qarkullimit rrugor," thuhet në njoftimin e policisë.