Pas ditëve me diell qarku i Kukësit zbardhet sërish nga bora, ja gjendja e rrugëve
Reshjet e dëborës janë rikthyer në zonat malore në veri të vendit pas temperaturave të larta që shoqëruan ditët e para të marsit!
Këto pamje vijnë nga fshati Shishtavec në Kukës, ku trashësia e dëborës shkon deri në 5 cm!
Bora ka zbritur deri në afërsi të Tunelit të Kalimashit, por pa krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve në rrugën e kombit.
Aktualisht të gjitha akset e nacionale funksionojnë normalisht pa pengesa në qarkullimin e mjeteve.
Edhe akset rrugore bashkiake ku ka prezencë të borës janë të qarkullueshme pa probleme, raportojnë autoritetet lokale!
Reshjet e dëborës me intensitet të ulët u u rikthyen edhe në Bashkinë e Tropojës!
Në Valbonë e zonat malore, raportohet se ka arritu deri në 10 cm, por nuk ka problematika.
Sipas shërbimit metorologjik, vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në veri e veriperëndim të vendit.
Në Alpe reshje bore me intensitet deri mesatar, ndërsa në verilindje në lartësinë mbi 700-800 metra reshje bore me intensitet të ulët.
Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore hera-herës fiton shpejtësi deri në 15-18m/sek. Deti i forcë 2-3 ballë