Sherri në Rrogozhinë, arrestohen 3 të plagosurit, shpallet në kërkim autori

Policia e Kavajës ka arrestuar për tentativë vrasje 3 të lënduarit nga sherri që ndodhi ditën e djeshme më 8 mars në fshatin Sinaballaj në Rrogozhinë.

Në prangat e policisë kanë rënë vëllezërit Jurgen dhe Ervin Juba, Klajdi Lluca dhe është shpallur në kërkim autori i plagosjes së 3 personave, Albi Juba.

Sipas burimeve, ai është nga Peqini  dhe shok me 3 të plagosurit.

Konflikti mes 4 personave ka nisur për motive banale çka çoi deri në përdorimin e armës së zjarrit dhe të sendeve të forta.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. J., 27 vjeç, J. J., 24 vjeç, dhe K. Ll., 22 vjeç, si dhe u shpall në kërkim A. J., 29 vjeç, pasi në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, fillimisht me sende të forta dhe më pas duke përdorur armë zjarri, janë  dëmtuar me armë zjarri shtetasi  K. Ll. dhe E. J., si dhe është dëmtuar me sende të forta shtetasi J. J., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për  kapjen e shtetasit A. J," njoftimi i plotë i policisë.

Lexo edhe: Plumba në Rrogozhinë, sherri përfundon me 3 të plagosur, rëndë 22-vjeçari Klajdi Lluca