Balliu: Politika të heqë kthetrat nga drejtësia. Arrestohen ata që vidhen, jo ata që vjedhin

Balliu: Politika të heqë kthetrat nga drejtësia. Arrestohen ata

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu bëri paraqitjen e rradhës para Gjykatës së Tiranës lidhur me gjyqin për protestat e banorëve të Unazës së Re.

Para kamerave, Balliu u shpreh se ka qëndruar rreth dy orë në gjykatë, ndërsa theksoi se përveç tij që ka 318 procedime penale, një banor i Unazës së Re ka mesatarisht 30 gjyqe.

Sipas tij, politika po përfshihet në çështjet e drejtësisë duke akuzuar se një gjyqtar duhet të telefojë 7-8 deputetë para se të dalë në seancë.

“Kam qenë dy orë aty brenda. Nuk shoh asnjë gjyq për afera korruptive. Janë katër të arrestuar aty për 16 shkurtin.

A kam apo nuk kam frikë unë, unë nuk rrija dy vjet të përballesha. Po të kisha frikë, kur u arrestova herën e parë kisha shkuar në shtëpi e nuk dilja prapë. As unë e as kolegët e mi. Ne kemi 30 vjet, anëtarët e PD, që nuk i trembemi komunistave. Sepse këta nuk janë asgjë më pak, asgjë më shumë, bijë të etërve të tyre. Dhe nuk është filozofi politike, ne po e japim me prova.

Thoshim që regjimi bashkëpunon me Sigurimin e Shtetit, sot me kë bashkëpunon? Ai Loka, që sulmoi artistët e shkatërroi Teatrin, a është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit? Të dalë ta mohojë. Si e kaloi vettingun ky? Po ai që u kap për OFL-në. Edhe ai ka qenë me shkollë sigurimi, nuk lejohet me ligj që të ishte aty, por ishte kryetari i OFL. Dhe tani na del që ka qenë i korruptuar.

Këta janë një regjim diktatorial, Këta kanë 8 vjet që vjedhin qytetarët shqiptarë dhe e them dhe e përsëris: i vetmi lajm i mirë këtu është që Shqipëria mund të bëhet. Ka nevojë për një qeveri të përgjegjshme, ka nevojë për një politikë të përgjegjshme dhe është esenciale që këtu të largohen kthetrat e politikës nga gjyqtarët, nga gjykata, nga drejtësia. Se ka gjyqtarë që kanë më shumë telefonata me politikanë se me familjarët e tyre. Para se të shkojnë në gjyq duhet të bëjnë telefonata me 7-8 deputetë të ndryshëm.

Ka dy vjet që këta banorë paguajnë avokatë për gjyqe. Mesatarisht një banor i Unazës ka 30 gjyqe. Unë kam 318 procedime penale. Duhen 7 breza që të mbarojë me këto gjyqe. Dhe për çfarë? Për një protestë. Pse nuk i bashkon prokuroria kur bëhet fjalë për të njëjtën çështje, për të njëjtën protestë? Do ti dëmtojë ekonomikisht, do t’ju bëj presion. Vetëm për këtë arsye", tha ndër të tjera Balliu para gazetarëve.

Vendi Lajme protesta Politikë gjyqi klevis balliu unaza e re gjykata Aktualitet

EMISIONET