Vazhdon vaksinimi i të moshuarve në Durrës

Vazhdon procesi i vaksinimit të qytetarëve në qytetin bregdetar të Durrësit.

Në pamjet e ardhura në redaksinë e Ora News shihen qytetarët, kryesisht të moshuarit  të cilët kanë mbëritur në ambientet e Pallatit të Sportit për të marrë dozën e tyre kundër Covid-19.

Kujtojmë se procesi i vaksinimit në qytetin e Durrësit ka nisur që prej datës 2 mars (2021) ku kanë qenë të moshuarit mbi 90 vjeç, që janë pasuar nga 80-vjeçarët dhe personeli shëndetësor ata të cilët kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit.