Taulant Balla i 8-ti në listë, Kryemadhi e Bardhi të parët në Elbasan, çudit kandidatura e Flutura Açkës

Qarku i Elbasanit mbahet mend që në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 për fushatën e fortë që u bë nga të gjitha palët politike. Ishte një ndër qarqet në atë kohë, ku rezultati në çdo moment mund të bëhej i paparashikueshëm.

Kësaj here lista e kandidatëve socialistë është lënë në dorë të ministres së Arsimit, Evis Kushi që ka dalë deputete nga ai qark, ndërkohë që ka habitur vendimi për të renditur kreun e Grupit Parlamentar të partisë të 8-in.

PS ELBASAN

1. Evish Kushi
2. Klevis Xhoxhi
3. Bsiaj Ajazi
4. Desantila Tahiraj
5. Sajmir Hasalla
6. Florenc Spaho
7. Luan Duzha
8. Taulant Balla
9. Albana Hana
10. Enver Rroshi
11. Briseida Gjoza
12. Marsida Hyseni
13. Shkelqim Bullari
14. Kristaq Skenderi
15. Endri Pepa

Partia Demokratike ashtu siç ishte diskutuar prej kohësh i është besuar Gazmend Bardhit që prej muajsh po punon me fushatën atje. E habitshme ishte përfshirja e e shkrimtares së njohur Flutura Açka, emri i së cilës u bë i ditur vetëm ditët e fundit, si një kandidaturë që nuk pritej.

PD ELBASAN
1- Gazment Bardhi
2- Flutura Açka
3- Lefter Gostenja
4- Dashnor Sula
5- Eugen Isai
6- Zheni Gjergji
7- Luçiano Boçi
8- Qani Xhafa
9- Lumturi Hasa (Aleat PDIU)
10 – Durim Cekrezi
11- Fadil Merzheku
120 Gladiola Çala (Aleat LZHK
13 – Anila Bishqemi
14 -Ardian Zeneli
15 Mehdi Shehu
16 Erlind Gurra
17 Leonard Karaj (Aleat PAA)
18 – Sonila Daiu
19- Skënder Has (Aleat FRD)
20 – Megi Balliu
21 Ibrahim Sako

Kryemadhi i ka besuar edhe njëherë qytetarëve të Elbasanit, duke u rikthyer sërish në zgjedhjet e 25 prillit. Ajo shoqërohet në listë nga ish-kryetari i Bashkisë së Cërrikut Altin Toska. Ndërkohë ish-kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit, Miranda Rira është renditur e 6-ta.

LSI ELBASAN

1.MONIKA KRYEMADHI

2.ALTIN TOSKA

3.ERMIR GJINISHI

4.VLADIMIR MUKA

5.SOKOL SKURA

6.MIRANDA RIRA

7.MIMOZA TRIMI

8.KLAUDIA KRASNIKA

9.DYLBER DERVISHI

10.SINDI LALOSHI

11.ARTUR TOPI

12.FRANKO HAKILJA

13.SINDI QAFLESHI

14.SAIMIR KUMRIJA

15.EMIRJAN MEKSHI