Subjektet politike të regjistruara në KQZ dhe lista e kandidatëve, nis verifikimi

Komisioni Qendror Zgjedhor nis sot verifikimin e listave nëse partitë kanë respektuar Kodin Zgjedhor. Një nga rregullat është edhe barazia gjinore. Një në tre kandidatë për çdo qark duhet të jetë grua.

Nëse nuk kanë zbatuar rregullat, lista kthehet mbrapsht e brenda 48 orësh ata duhet ta korigjojnë.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një postim në Twitter shkruan se verifikimi po bëhet në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Postimi i plotë:

"Menjëherë pas dorëzimit të listave shumë-emërore nga subjektet zgjedhore, KQZ ka filluar verifikimin e dokumenteve të kandidimit. Verifikimi i formularëve të vetë-deklarimit (dekriminalizimi) po bëhet në bashkëpunim me #DPGJC dhe #DrejtorineePergjithshmeteBurgjeve."


Lista e subjekteve politike të regjistruara në KQZ për zgjedhjet e 25 prillit janë:

1-Koalicioni i Partisë Demokratike dhe Aleanca për Ndryshim

Këtu Lista e deputetëve : Basha, Berisha dhe aleatët, PD “blindon” Tiranën. Lista e plotë për të gjitha qarqet

2-Partia Socialiste
Këtu Lista e deputetëve Rama në Vlorë e Durrës: Synojmë deri 88 mandate


3-PSD e Tom Doshit
Lista e deputetëve: Regjistrohet edhe Tom Doshi, nuk garon vetëm në Shkodër

4- Bindja Demokratike e Astrit Patozit

5- Koalicioni ABEOK

Balli Kombëtar Adriatik Alimadhi

6 -Nisma Thurje
Lista e deputeteve: Hajdari kryeson listën në Elbasan, në Tiranë Soko, në Shkodër dhe Durrës Shabani

7 -PLDSH

8- ADR Edmond Stojku

9- LSI
Lista e deputetëve: Kryemadhi kandidon në Tiranë, Elbasan e Fier. “Blindohet” Tirana Rama në Vlorë

10-Partia Lëvizja për Ndryshim
Lista e deputetëve
: Ja ku kandidon Topalli, i bashkohet dhe Dashamir Tahiri

11- Partia Lëvizja për Ndryshim

12-LRE Arjan Galdini

13-Koalicioni Aleanca