Gjendet e vdekur ish e dashura e futbollistit të Bayern Munchen
Lajm tragjik për mbrojtësin e Bayern Munchen Jerome Boateng.
Ish e dashura e gjermanit, Kasia Lenhardt u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Berlin.
Çifti u nda në 2 Shkurt, kur futbollisti shkruante në Instagram:
"Siç dihet nga media, unë i kam dhënë fund marrëdhënies me Kasia Lenhardt. Tani e tutje ne do të ndjekim rrugët tona veçmas. Është për të ardhur keq, por për familja ime dhe unë jemi e vetmja. Unë duhej ta bëja këtë hap. I kërkoj falje të gjithëve që lëndova sidomos me ish të dashurën time Rebecca dhe fëmijët tanë. Edhe unë jam i zhgënjyer nga vetja. Një burrë duhet të marrë përgjegjësinë dhe të veprojë në interes të familjes së tij dhe unë po e bëj tani. Kasias i uroj më të mirën. Jerome Boateng”, raporton Ora News.
Kasia Lenhardt u bë e famshme në 2012 pas pjesëmarrjes së saj në shown televiziv gjerman "Next Top Model".
Ende nuk ka një pistë zyrtare mbi shkakun e vdekjes, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.