PSG në pole-position për Messin, por City dhe Guardiola nuk heqin dorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2021, 13:12
Paris Saint Germain për momentin qëndron në pole-position për të siguruar shërbimet e Lionel Messit dhe lajmet që qarkullojnë rreth transferimit të mundshëm të yllit argjentinas në Francë i kanë bërë më të besuesueshme deklaratat e vetë futbollistëve të PSG-së si Angel Di Maria dhe Neymar.
Por Manchester City dhe tekniku Pep Guardiola nuk dorëzohen në garën për të firmosur me 6 herë fituesin e "Topit të Artë".
Sipas ESPN, "Citiziens" do të bëjnë çdo përpjekje për të bindur Messin të zgjedhë Premier Leaguen.
Guardiola raportohet se po u bën presion drejtuesve të Manchester City-t për të transferuar në Etihad Stadium yllin argjentinas.
Lexo edhe:
“France Football” e bën fakt/ Vesh Messin me fanellën e PSG