Gjimshiti përballë Hysajt/ Derbi shqiptar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Duke ëndërruar finalen përballë Juventusit, Atalanta dhe Napoli do të luajnë mbrëmjen e sotme aktin e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Itali, sfidë që luhet në stadiumin e Bergamos.

Pas barazimit pa gola një javë më parë në stadiumin “Diego Armando Maradona”, dy ekipet do të synojnë sot në 20:45 sigurimin e biletës për në finalen e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Itali.

Dy futbollistët e Kombëtares, Berat Gjimshiti dhe Elseid Hysaj pritet ta nisin ndeshjen si titullarë, raporton Ora News.

Bashkë me ta, titullar pritet ta nisë ndeshjen edhe ish mbrojtësi i Partizanit Armir Rrahmani.

FORMACIONET E MUNDSHME:

Atalanta (3-4-1-2): Gollini; Toloi, Palomino, Djimsiti; Mahele, De Roon, Freuler, Gosens; Pessina; Muriel, Zapata.

Napoli (4-3-3): Ospina; Di Lorenzo, Maksimovic, Rrahmani, Hysaj; Elmas, Bakayoko, Zielinski; Lozano, Osimhen, Insigne.

Mbrëmjen e djeshme, Juventus preu biletën për në finale teksa eleminoi Interin pas dy ndeshjes. Bardhezinjtë fituan 1-2 në "San Siro", ndërsa sfida në Torino u mbyll në barazim pa gola.

Lexo edhe:

Juve pret biletën për në finalen e Kupës, Inter me sytë vetëm nga kampionati

Finalja e Kupës së Italisë është programuar për tu luajtur më 19 maj.

/a.r,OraNews