VIDEO/ “Fol tani ko…!”, “Ik bjeri by…”, presidenti i Juves përplaset keq me Conten
Tensione të larta gjatë gjysmëfinales së dytë të Kupës së Italisë, Juventus-Inter, mes presidentit bardhezi Andrea Agnelli dhe teknikut zikaltër Antonio Conte.
Teksa pas kurrizit të numrit një bardhezi përqafoheshin për arritjen në finale Fabio Paraticci dhe Pavel Nedved, miliarderi torinez i lejoi vetes një shpërthim të paparë, me sytë e drejtuar nga pankina e Interit dhe ku duket se objektivi ishte pikërisht Conte.
Siç raportojnë burime nga klubi i Juventusit, të konfirmuara fillimisht nga gazetarët e rrjetit “RAI”, të pranishëm në impiant, situata mes Anjelit dhe Kontes është ndezur që në pjesën e parë.
Me sa duket, askush te juventinët, duke parë edhe reagimin që pati Bonucci, nuk pranuan agresivitetin me të cilin Conte kërkonte një penallti inekzistente në dëm të Lautaros, gjatë një kontakti me Bernardeschin.
Pas kësaj, duket se ofendimet që kanë vërshuar drejt Contes kanë bërë që ky i fundit të bëjë një gjest, që siç raportohet, është tregimi i gishtit të mesit nga ana e tij, në drejtim të tribunës ku ndodhej Andrea Agnelli.
E gjithë kjo ka bërë që nervozizmi të shpërthejë, edhe pse në distancë, që në fundin e pjesës së parë, por ai ka shpërthyer përfundimisht pas vërshëllimës së trefishtë: “Ik bjeri by… tani. Ko… etj., etj.”.
Gjithsesi, ajo që duket se ka acaruar gjithçka është fakti se pas pjesës së parë, situatën e ka ndezur vetë Antonio Conte, me klubin e Juventusit që ka bërë një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen në fund të ndeshjes: “Trajneri i Interit ka ofenduar presidentin dhe stafin drejtues bardhezi në fund të pjesës së parë. Kjo është e vërteta”.
Gjithmonë sipas rindërtimit të ngjarjes nga klubi bardhezi, konfirmohet gishti i mesit i nxjerrë nga Conte gjatë pjesës së parë të takimit, ndërsa nervozizmi i fundit të sfidës nuk ka përfunduar me Agnellin që shfrynte teksa zbriste nga tribuna.
Kujtojmë se Antonio Conte ka qenë futbollist dhe trajner i Juventusit për shumë vite, me “divorcin” mes palëve që erdhi paqësisht në 2014-ën.
Lexo edhe:
Juve pret biletën për në finalen e Kupës, Inter me sytë vetëm nga kampionati