VIDEO/ Bayern Munchen s'ndalet as nga dëbora, mposht Herthan dhe arratiset në +10
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2021, 22:26
Ndeshja hapëse e javës së 20-të në Bundesligë, Hertha Berlin-Bayern Munchen, mbyllet me fitoren e kampionëve të Gjermanisë.
Në fushën e mbuluar nga dëbora të “Olympiastadion”, bavarezët e nisën vrullshëm takimin duke fituar një penallti që në minutën e 12-të, por Robert Lewandowski nuk u tregua i saktë.
Por vetëm pak minuta më vonë, Bayern Munchen do të gjente golin me anë të Kinglsey Coman (’21).
Hertha nuk u dorëzua dhe provoi të shënonte golin e barazimit, por pa sukses.
Me këtë fitore Bayern Munchen thellon diferencën me ndjekësit e saj më të afërt.
Kampionët e Europës numërojnë 48 pikë në krye të tabelës, 10 më shumë se Leipzig I vendit të dytë që luan nesër ndaj Schalke 04.