VIDEO/ Laçi mposht Vllazninë në Shkodër dhe rihap kampionatin

Vllaznia regjisron humbjen e tretë në 18 javë kampionat, teksa u mposht nga Laçi në "Loro Boriçi" me rezultatin 1-2.

Të 3 golat u realizuan në pjesën e dytë, teksa vlen të theksohet fakti, se kurbinasit luajtën prej minutës së 77-të me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq Obanor.

Nuabueze dhe Harmon Van Dejv ishin autorët e golave për bardhezinjtë e Shpëtim Duros, në minutat 59-të dhe 72-t, ndërkohë që për Vllazninë, barazoi përkohësisht Demir Imeri në të 66-ën.

Trepikëshi i Laçit shikohet si dhuratë, jo vetëm për bardhezinjtë, por edhe për rivalët e tjerë që synojnë të kapin kreun. Kurbinasit kanë arritur të mposhtin 2 herë kryesuesit e kampionatit këtë sezon, teksa triumfi i sotëm, e bën më interesante pjesën e dytë të sezonit.

Me këtë fitore, skuadra kurbinase ngjitet përkohësisht në vend të dytë në kuotën e 30 pikëve, ndërsa Vllaznia stopohet në kuotën e 37 pikëve.

GOLAT E NDESHJES:

Ndeshjet që luhen nesër dhe pasnesër:

Rënditja provizore: