E vërteta mbi Strakoshën, ja reagimi zyrtar i Lazios

Ditët e fundit në mediat italiane është aluduar për një “krisje” mes portierit Thomas Strakosha dhe Lazios.

Gjithashtu u tha se portieri i Kombëtares shqiptare mund t’i nënshtrohej një operacioni në gjurin e tijtë djathtë për shkak të një dëmtimi, por ka qenë vetë klubi italian, që nëpërmjet një reagimi zyrtar, ka hedhur poshtë këto zëra, duke sqaruar të vërtetën.

Reagimi i Lazios për Strakoshën:

“Duke iu referuar disa lajmeve, që gjithashtu u shfaqën në gazetat e sotme, duhet të theksohet se Thomas Strakosha shfaqi ditët e fundit një traumë në gjurin e tij të djathtë.

Aktualisht, ekzaminimet instrumentale dhe klinike kanë përjashtuar nevojën e ndërhyrjes kirurgjikale. Lojtari i është nënshtruar trajtimit konservator për t’u rehabilituar.

Portieri bardhekaltër po monitorohet çdo ditë për të vlerësuar kohën e rifillimit të aktivitetit. Skenarët e tjerë nuk kanë asnjë bazë. Ekziston një marrëdhënie respekti reciprok dhe absolut midis lojtarit dhe klubit. besimi, për profesionalizmin që lojtari ka treguar gjithmonë në skuadrën bardhekaltër.”