Manchester City, gati super-oferta për Haaland

Edhe pse merkatoja e janarit sapo është mbyllur, Manchester City po mendon për atë të verës.

Dhe objektivi kryesor duket se është talenti norvegjez i Borussia Dortmund Erling Haaland.

Me Kun Agueron në fund të kontratës dhe që pritet të largohet në fund të sezonit, Pep Guardiola ka dhënë pëlqimin e tij për biondin e sulmit.

Që nga mbërritja në Gjermani, Haaland nuk ka ndaluar kurrë së shënuari: 38 gola në 39 ndeshjes, mes kampionatit dhe Champions League.

Ai ka një klauzolë prej rreth 77 milionë eurosh, të vlefshme deri në verën e vitit 2022.

Sipas "Mirror", "Citiziens" janë të gatshëm që në verë të ofrojnë plot 114 milionë euro.

Për 20-vjeçarin Manchester City ka gati një pagë prej 500 mijë eurosh në javë.

Një ofertë që vështirë ti thuash jo.

/a.r,OraNews