Laboratori i drogës në Has/ GJKKO jep mbi 125 vite burg për 17 të pandehurit e grupit të "Avdylajve"

Pas më shumë se dy vitesh gjykim, togat e zeza I kanë dhënë fund dosjes së grupit të heroinës në Has. Pas një seance që zgjati 8 orë, tre anëtarët e trupës kanë vendosur një dënim prej 125 vitesh e dy muaj burg për të 17 të akuzuarit.

Dënimi më i lartë është dhënë për Admir Hoxhën me 12 vite burg, i cili ende vazhdon ti shpëtojë forcave të rendit duke u shpallur person më kërkim.

Hajri Seferi dhe Hekuran Hoxha do të qëndrojnë në qeli me nga 10 vite e tetë muaj dhe Esat Mehmeti me 10 vite.

Masa më e lehtë është dhënë për Anila Shytin, e cila do të qëndrojë në dy vite shërbim prove.

Sa i përket Altin Avdylaj, i njohur ndryshe si "Niçja" është dënuar me 6 vite e 8 muaj. Emri i tij u bë i njohur  në përgjimet e dosjes "339" fraksion 1, ku bisedohej për votat e Durrësit në zgjedhjet e vitit 2017.

Gjykata ndër të tjera vendosi të sekuestrojë automjete e sekuestruara, telefonat celularë dhe disa prona të tyre, të cilat i kaluan për llogari shtetit.

Operacioni u zhvillua në 22 tetor të 2018 ku u goditen 4 grupe kriminale.

Në operacion u konfiskuan 182 kilogram morfinë e ndarë në 175 pako si dhe 22 litra lëndë e lëngshme që përdorej për prodhimin e heroinës.

Si kreu i ketij grupi që merrej me prodhimin e heroniës dyshohet biznesmeni shkodran Admir Hoxha. Ky i fundit nuk është arrestuar nga policia dhe vazhdon të jetë në kërkim.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme është për një nga fraksionet e dosjes se bujshme "339".

Vendimi i GJKKO-së:

Gjevi Ndoka  8 vjet 8 muaj burg

Altin Avdyli  6 vjet 8 muaj burg

Esat Mehmeti  10 vjet burg

Petrit Suljemani  8 vjet 8 muaj burg

Sajmir Sulejmani  8 burg

Hajri Seferi  10 vjet 8 muaj burg

Orges Jahoelezi 6 vjet 8 muaj burg

Shkëlqim Avdyli  4 vjet 8 muaj burg

Mario Zeqiri  4 vjet 8 muaj burg

Elton Shehaj  4 vjet 8 muaj burg

Ardit Gjyriqi  4 vjet 8 muaj burg

Admir Hoxha  12 vjet burg

Hekuran Hoxha  10 vjet 8 muaj burg

Vehbi Berushi 8 vjet burg

Anila Shuti 2 vjet - 25 muaj shërbim prove

Xhavit Shyti   8 vjet burg

Flamur Çela 8 vjet burg

Lexo edhe: Laboratori i drogës në Has/ Prokuroria kërkon 147.2 vite burg për të akuzuarit