Rama: Lagjja “Partizani” në Vlorë, aty ku mjerimi është më i trishtë se në vargjet e Migjenit!

Ish-deputeti i LSI-së, Luan Rama përmes një video të publikuar në Facebook ka treguar situatën e vështirë në të cilën ndodhet lagjja "Partizani" në Vlorë.

Duke folur me banorët e lagjet, ata shprehen se problematika më e madhe është mungesa e rrugës dhe e ujit.

Një pjesë prej tyre shprehen se duan që të largohen nga kjo situatë e krijuar prej vitesh tashmë.

"Kronikë e dhimbshme me qytetarët e braktisur! Lagjja “Partizani” në Vlorë, aty ku mjerimi është më i trishtë se në vargjet e Migjenit!" - shkruan Rama në Facebook.