Rakacolli dhe Mamaqi shkelin masat anti-Covid, ja justifikimi i zv.ministres
Gjatë konferencës për shtyp të Komitetit Teknik të Ekspertëve, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka folur edhe për rastin e saj, e cila gjatë një takimi elektoral të PS në Tiranë u shfaq duke shkelur rregullat anti-Covid.
Sipas drejtueses së Komitetit, rasti në fjalë ka qenë i izoluar.
Mira Rakacolli: Ka qenë një incident i izoluar dhe është marrë një foto në një moment, ju e patë, aty nuk janë më shumë se 14 vetë. Është një situatë të cilën unë e kam shpjeguar si ka ndodhur. Nuk është marrë gjatë takimit, por në fund të një takimi. Unë kam reaguar menjëherë, që atë ditë, sa e vura re. Kur ka nisur aktiviteti nuk ka qenë me aq shumë veta. Kishte më pak veta, se ashtu ishte i organizuar. Kur e kam vënë re, kam reaguar vetë, aty. Pa dalë fotoja fare.
Lexo edhe:
Rakacolli u pyet edhe për rastin e Ermal Mamaqit, foto e të cilit bëri xhiron në rrjetet sociale teksa qëndronte në një sallë me dhjetëra persona, të gjithë pa maskë.
Por për Ermal Mamaqin dhe persona të tjerë publikë do merren masa?
Mira Rakacolli: Në dijeni time policia ka vendosur gjoba.
Lexo edhe:
Covid-19/ Komiteti Teknik: Rritje e incidencës në bashkitë e vogla. Shtim i rasteve dhe viktimave