Sëmundja e rëndë i mori bashkëshortin, reagon ministrja Margariti: Askush nuk është gati...

Pak ditë më parë ministrja e Kulturës Elva Margariti humbi bashkëshortin për shkak të një sëmundje të rëndë.
Ditën e sotme ajo ka reaguar për herë të parë pas fatkeqësisë, teksa ka thënë se nuk ishte gati për të shkruar këtë status.

Margariti ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë përgjatë këtyre ditëve.

Asnjëherë, askush nuk është gati për të shkruar të tilla radhë, e teksa përpiqesh të shtysh në pafundësi lajmin e hidhur, nuk mund ta bësh këtë me mirënjohjen.

Në të vërtetë do të doja të falenderoja gjithkënd, që na u gjend pranë në këtë moment të vështirë të jetëve tona.

Ajo çka mendoj sot është se çdo fjalë ngushëllimi e mirësie, na jep forcë e kurajë për një rrugëtim të ri, që ka nisur!

Uroj t’jua kthej veçse për ditë gëzimi”, shkruan ministrja.

Bashkëshorti i saj, Artan Asllani, me profesion arkitekt, është ndarë të shtunën nga jeta në moshën 50 vjeçare pas një sëmundje të gjatë nga e cila vuante.

Lexo edhe: Ditë e trishtë për ministren Margariti, humb bashkëshortin pas një sëmundje të rëndë