Covid-19 në vend: Rritet numri i viktimave, raportohen 865 raste të reja
13 viktima dhe 865 raste të reja ishte bilanci i koronavirusit 24 orët e fundit. Pavarësisht situatës kritike Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndërmorri masa të reja por kërkoi respektimin e atyre që mbeten në fuqi.
Muaji shkurt nisi me numër të lartë viktimash dhe të infektuarish nga koronavirusi, duke ruajtur kurbën rritëse të nisur dy javët e fundit të janarit.
13 persona humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit, mes tyre edhe mjeku nga Skrapari Muharrem Nonaj, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 1 mijë e 393.
Të hënën u zbuluan 865 persona të prekur me koronavirus, të cilët u identifikuan nga kryerja e 2 mijë e 960 testimeve.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 498 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 47,922 që nga fillimi i epidemisë.
Numri i lartë i infektimeve është reflektuar edhe në shtimin e pacientëve të shtruar në spitalet Covid ku aktualisht po trajtohen 365 persona, 25 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Situatën kritike e pohuan përmes shifrave edhe ekspertët e Komitetit Teknik.
Edhe pse gjendja po shkon drejt përkeqësimit Komiteti Teknik nuk propozoi asnjë masë të re por kërkoi respektimin e masave në fuqi.
Sa i përket universiteteve, Komiteti njoftoi se është duke shqyrtuar kërkesën për zhvillimin e provimeve në auditore dhe vendimi do të publikohet gjatë kësaj jave.
COVID-19 – Statistika (1 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 865
Të shëruar në 24 orë 498
Të shtruar në spitale 365
Humbje jete në 24 orë 13
Testime ditore 2960
Testime totale 361,453
Raste pozitive 78,992
Raste të shëruara 47,922
Raste Aktive 29,677
Humbje jete 1393
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 17052
Fier 2405
Durrës 1629
Shkodër 1453
Vlorë 1382
Elbasan 1348
Lezhë 1051
Korçë 936
Berat 921
Gjirokastër 608
Kukës 468
Dibër 424
Lexo edhe:
“Moment delikat”, edhe moshat e reja me covid në spitale me forma të rënduara të shëndetit
Vaksinat/ Rama: Sot në darkë mbërrijnë dozat, kush do vaksinohet paralelisht me mjekët e infermierët