Akuzohet për përdhunimin e gjyshes së moshuar, 36-vjeçarit do t'i bëhet ekspertim mendor

Ky që shihni në këtë foto është Saimir Meçani, 36-vjeçari që është arrestuar nga policia dhe prokuroria e Lushnjes, për akuzën e dhunës në familje dhe përdhunimit të gjyshes së tij, 86-vjeçare.

Meçani gjatë marrjes në pyetje ka pranuar autorësinë e krimit, ndërkohë ka shfaqur pretendime se vuan nga sëmundje mendore.

Deri në këtë fazë të hetimit, i riu nuk është pranuar të mbrohet nga asnjë avokat në qytetin e Lushnjes, dhe se policia ka caktuar mbrojtës kryesisht për të arrestuarin me qëllim dokumentimin nga ana ligjore të kësaj ngjarje.

36-vjeçari dyshohet se ka shfaqur dhe situata të tjera të kësaj natyre, por asnjë çështje penale kundër tij, nuk ishte regjistruar në prokurori dhe polici.

Brenda kësaj jave, prokuroria e Lushnjes pritet të zhvillojë masën e sigurisë, ku do kërkojë masën e “arrestit në burg”.

Ndërkohë në ditët në vijim, prokuroria do të caktojë ekspertë psiqik për të kryer një ekspertim mendor për 36-vjeçarin e arrestuar.

Ky akt-ekspertimi do kryhet për të parë gjendjen mendore të Saimir Meçanit, dhe përkufizuar nëse ai mban përgjegjësi për veprimet që kryen apo jo.

Njëherësh ekspertim do kryhet edhe për të moshuarën 86-vjeçare. Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë duke tronditur banorët e Divjakës, ndërsa dyshohet se 36-vjeçari ka qenë i droguar teksa ka dhunuar e përdhunuar gjyshen e tij.