"Moment delikat", edhe moshat e reja me covid në spitale me forma të rënduara të shëndetit
Jemi para një situate shqetësuese të pandemisë. Komiteti Teknik i Ekspertëve shpreh shqetësimin për rritjen e incidencës së rasteve por dhe të të shtruarve dhe të të vdekurve nga virusi Sars Cov 2.
"Jemi në një moment delikat" u shpreh zv/ministrja e Shëndetësisë, Mirela Rakacolli
Shefja e infektivit Najada Çomo vë re se në spital pacientët janë të të gjitha moshave.
“Kemi persona të të gjithë moshave të shtruarve në spital. Nga mosha 30 deri në moshën 90 vjeçare. Fasha më e prekur e të shtruarve në spitale është 50 - 60 vjeç.
Edhe moshat e reja të shtruara në spitale paraqesin forma të rënduara të shëndetit” nënvizoi mjekja Çomo ndërsa i bëri thirrje për popullatën.
“Arma që kemi në dorë veç vaksinës, është mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancimit fizik, pasi jemi ndër të paktat vende që nuk respektojmë siç duhet mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme.”
Edhe Urgjenca ka pasur ngarkesë këto javë.
“Janë shtuar vizitat në banesa, janë kryer 442 vizita dhe vetëm për covidin janë 156, nga këta 67 në spital
Gjatë janarit janë bërë “11 mijë vizita të kryer në banesë, nga këta 2580 janë vetëm për covidin dhe në spital kanë përfunduar mbi 1200“ u shpreh Skënder Brataj.