Raketat ruse mbërrijnë në Siri

Presidenti sirian Bashar al-Asad ishte ai që dha lajmin se Damasku tashmë ka marrë dërgesën e parë të një sistemi të avancuar rus të mbrojtjes ajrore.Në një intervistë për televizioni libanez i lidhur me Hezbollahun, Al-Manar, Assad tha se pjesa tjetër e dërgesës së raketave S-300 "do të mbërrijë së shpejti." Moska ka mbrojtur vendimin për të ofruar raketa kundërajrore S-300 për qeverinë siriane, duke thënë se ato do të ndihmojnë pengimin e ndërhyrjes së huaj ushtarake.Nga Moska Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov akuzoi opozitën siriane se po përpiqet të pengojë përpjekjet e paqes duke kushtëzuar pjesëmarrjen në konfernecën e paqes me largimin e Assadit.Dërgimi i raketave të tilla ngre shqetësimet për rritjen e tensioneve me Izraelin, në një kohë kur Siria ka deklaruar se do të përgjigjet direkt nëse Izraeli do të kryejë sulme të tjera ajrore në territorin e saj.Të mërkurën, Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Hezbollahut që të largohet menjëherë nga Siria.