Rritje ekonomike në BE? Nuk do të ketë më masa drastike kursimesh
Bashkimi Europian duket se po ndryshon drejtim, nga politika e kursimit po e hedh vështrimin drejt rritjes.Komisioni Europian do të lejojë disa shtete anëtare të ngadalësojnë ritmin e shkurtimeve për efekt kursimi, si pasojë e shqetësimit për mungesën e rritjes ekonomike. Franca, Spanja, Polonia, Portugalia, Hollanda dhe Slovenia do të kenë kështu më shumë kohë për të përfunduar planet e tyre të kursimeve në buxhet.Kreu i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso, tha se koha shtesë duhet të përdoret për të rritur konkurueshmërinë.Europa vazhdon të jetë masivisht në recesion. Eurozona 17 anëtarëshe u rrudh me 0.2 për qind në tre muajt e parë të këtij viti, dhe pritet që të ketë rritje negative deri në mbyllje të tij.Në këto kushte është ngritur shqetësimi se fokusimi në fortësinë fiskale në mjaft nga shtetet e BE-së e ka përkeqësuar situatën ekonomike.Duke folur për vendimin që do të zyrtarizohet nga samiti i Be-së, Barroso theksoi se ai është marrë për arsye thellësisht ekonomike dhe financiare, dhe nuk ka të bëjë me politikën.