Kanadaja ngrin tregtinë me Iranin

Kanadaja është shprehu se do të ngrijë të gjithë tregtinë me Iranin për shkak të programit bërthamor të Teheranit dhe raporteve për të drejtat e njeriut.Njoftimi është bërë nga ministri i Jashtëm i Kanadasë John Baird.Ai tha Otava është e shqetësuar veçanërisht nga dështimi i agjencisë bërthamore të Kombeve të Bashkuara që ta bindë Iranin që të lejojë ekipin ndërkombëtar të hetojë aktivitetet e dyshimta.Në shtatorin e kaluar, Kanadaja pezulloi lidhjet diplomatike me Teheranin, duke e quajtur Iranin, si kërcënimin më të madh për sigurinë globale.