Rrugët e frikshme të Korçës/ Jeta e banorëve në rrezik, apeli: Shteti të ndërhyjë menjëherë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2020, 15:20
Qarku i Korçës është një nga qarqet më problematike për sa i përket aksidenteve rrugore.
Me një total prej 340 degëzimesh të konsideruara edhe pika të zeza, jeta e banorëve, këmbësorëve dhe drejtuesve të mjeteve vihet çdo ditë në rrezik.
Kryqëzimi i Libonikut në Maliq, thuajse çdo muaj sjell aksidente, pjesa më e madhe e tyre me dëme materiale dhe të lënduar.
Banorët shprehen se ky kryqëzim si pasojë e mungesës së ndriçimit është kthyer në makth për ta.
Teksa autoritetet bëjnë apel që të bëhet kujdes në këtë aks, banorët kanë kërkesa të qarta, të investohet mëenjëherë në rrugë për të paranaluar dëmet e mëtejshme.
