"Bëje mirë, bëje vetë", banorët e fshatit në Memaliaj ndërtojnë vetë rrugën, ndihmon dhe emigracioni

Të harruar nga institucionet, 200 banorët e fshatit Zhapokike në Bashkinë e Memaliajt janë detyruar që të mbeldhin vetë 17 milionë e 740 mijë lekë për të rikonstruktuar rrugën e fshatit.

2.3 kilometra rrugë ishin kthyer në makth për komunitetin. 

Balta e pluhuri, ishin shoqërueset e banorëve në çdo stine. Kërkesat në Bashki kishin qenë të përhershme, por askush nuk ktheu syte nga banorët.

Madje banorëve iu janë bashkuar edhe emigrantët.

Banorët e fshatit Zhapokikës janë përballur prej vitesh me mungesë të madhe investimesh, që ka ndikuar edhe në dy sektorët kryesorë me të cilët banorët jetojnë, bujqësinë dhe blegtorinë.