Vetëflijimi i pacientit trondit mjekët e "Shefqet Ndroqit": Nuk kishte shfaqur shenja psikologjike jonormale
Drejtori i Spitalit Universitar Shefqet Ndroqi, prof. Perlat Kapisyzi reagoi lidhur me vdekjen fatkeqe të pacientit 52-vjeçar nga Tropoja, i cili u hodh nga kati i katërt në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Në një deklaratë për mediat,Kapisyzi teksa shprehu ngushëllimet për familjarët e të ndjerit tha se kjo është një situatë e rëndë për familjarët dhe vetë stafin mjekësor që punon aty.
Nga ana tjetër ai duke ju referuar të dhënave tha se pacienti për asnjë moment që nga shtrimi dhe deri në aktin fatal nuk kishte shfaqur shenja psikologjike jonormale.
"Sot në orën 3 te mëngjesit, ka ndodhur nje ngjarje e rëndë që na ka tronditur pa masë të gjithëve: mjekët, infermierët në shërbim por edhe të gjithë stafin e spitalit tonë që bën një luftë heroike çdo ditë për të shpëtuar jete.
52-vjeçari ishte shtruar në datë 25 Tetor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni shume te rende, të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2. I jane kryer menjehere te gjitha ekzaminimet radiologjike, laboratorike, është vendosur ne mjekim sipas te gjitha protokolleve bashkekohore, duke mos i munguar ne asnje moment sherbimi dhe perkujdesi mjekesor dhe infermieror.
Ne emer te stafit te spitalit qe une drejtoj, shpreh dhimbjen e thelle dhe ngushellimet me te sinqerta familjareve te 52 vjecarit qe i dha fund jetes.
Sipas të dhënave te disponueshme gjate kohes se qendrimit ne spital pacienti nuk ka manifestuar shenja të çrregullimeve psikologjike si në momentin e shtrimit edhe gjatë terapive te mjekimit. Ky është një moment i vështirë për ne.
Kjo është një ngjarje e hidhur per spitalin tone, dhe se bashku me organet kompetente do punojme per zbardhjen e kesaj ngjarje. Duke shprehur edhe një herë dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë, stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do te vijojë të jetë në shërbim 24 orë, për të garantuar shërbimin shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë. Kërkojmë mbështetjen tuaj në këtë moment të vështirë për të gjithë ne.”
Insistimit të gazetarëve se çfarë masash ka marrë spitali për të parandaluar një tjetër tragjedi, pasi kujtojmë se Preng Gjonaj ishte viktima e tretë me Covid që hidhet nga ndërtesa e "Shefqet Ndroqit", ai pati këtë koment.
"Është momenti të respektojmë dhimbjen e familjarëve si dhe dhimbjen tonë".
LEXO EDHE: Tronditet sërish “Shefqet Ndroqi”, pacienti me Covid hidhet nga kati i katërt, viktima e tretë