Kryqëzimi i vdekjes, aksidetet e larta shetësojnë banorët dhe shoferët

Aksi Elbasan-Peqin është një ndër akset e zeza në qarkun e Elbasanit përsa i përket sigurisë rrugore.

Kryqëzimi në dalje të qytetit të Peqinit, konsiderohet si një nga pikat më të rrezikshme, edhe pse në hyrje të saj ka një tabelë e cila "urdhëron" drejtuesit e mjeteve të ndalojnë.

Pavarësisht kësaj, kryqëzimi Peqin-Gjocaj ka shënuar një numër të lartë aksidentesh, ku më i fundit ndodhi vetëm disa ditë më parë.

Situata më e rrezikshme paraqitet natën dhe gjatë ditëve me shi, ku fushapamja është e vështirë për tu identifikuar.

Pavarësisht kësaj situatë dhe humbjeve në jetë, autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë.