Në mal për dru për të mbajtur familjen, 38 vjeçarja ankohet se Bashkia i hoqi ndihmën

Shqiponja Budani, një 38-vjeçare, i bën apel bashkisë Tiranë për ndihmë. Ajo thotë se ndihmën ekonomike ia hoqën para 3 muajsh, duke ia vështirësuar më shumë jetesën. Të ardhurat për të ushqyer familjen janë vetëm nga puna e zezë e bashkëshortit, por edhe ato të pamjaftusheme.

Kjo është Shqiponja Budani, 38 vjeç. Sytë e saj reflektojnë qartë vështirësitë që i ka sjellë jeta.

Pasi dërgon vajzën e saj 8 vjeçare në shkollë, Shqiponja shkon në mal për të mbledhur dru, e më pas kthehet në shtëpinë e saj ku nuk plotëson kushtet minimale.

"Jeta ime iku. Shkoj dhe marr gocën, vi në shtëpi, po më doli koha shkoj bëj dru dhe vi bëj gjellën. Mendoj shumë për vajzën si do ta rris."

Thotë se gjithçka në shtëpi ja ka blerë babai i saj i ndjerë, i cili herë pas here i jepte lekë nga pensioni për tu ushqyer.

"Të gjitha i kam nga babai.Para se të vdiste më tha mos u fut më në borxh se nuk ka kush ti shlyen, sikur e dinte që do të vdiste."

Bashkëshorti i saj punon në të zezë dhe muajin mund ta kalojë me 100 mijë lekë të vjetra.

"100 mijë lekë, ujë dhe drita. Mora ndihmë ekonomike 39 mijë lekë për tre muaj dhe pastaj ma hoqën."

Shpresat i ka te Zoti, të cilit i luten çdo ditë për një fije shprese.

"Shumë e vështirë, besoj në Zot se një ditë do të bëhet më mirë ose do të iki fare nga kjo botë. Një gjë do bëhet".

Apeli i shqiponjës shkon për bashkinë Tiranë që t'ia rilidhin ndihmën ekonomike që ja shkëputën para 3 muajsh, duke ja vështirësuar akoma më shumë jetesën.