Bashkëjetesë me gjuhën e shenjave, çifti Rama ka nevojë për ndihmë për të rritur dy vajzat e tyre
Një çift bashkëshortësh, Agron dhe Evelina Rama jetojnë në vështirësi ekonomike. Ata nuk mund të flasin dhe dy vajzat e tyre të vogla po i rrisin me gjuhën e shenjave.
Ky është Agron Rama së bashku me bashkëshorten Evelina dhe vajzën e vogël. Prej vitesh të martuar ata kanë edhe një vazjë pak më të madhe
Të dy prindërit nuk kanë mundur kurrë ti shprehin me fjalë dashurinë vajzave të tyre.

Ata nuk mund të flasin e për të komunikuar me të tjerët përdorin gjuhën e shenjave ose edhe të shkruarin.
Veç kësaj, ky çift përballet dhe me kushte të vështria ekonomike.
Në shtëpinë ku ato jetojnë ka lagështirë, gjë që rëndon kushtet veçanërisht për fëmijët.
Burri i shtëpisë punon herë pas here në të zezë, por kjo nuk mjafton.
Edhe pse nuk e thanë dot me zë, kushtet në të cilat jetojnë flasin vetë dhe na lanë të kuptojmë se ky çift ka nevojë për ndihmë.
Të shpërngulur nga fshatrat e thellë të Tiranës, ky çift jeton me qira në zonën e Shkozës dhe pret një dorë të shtrirë për të vijuar jetën.
