Me 12 klandestinë në makinë nga Korça drejt Elbasanit, arrestohet vlonjati

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 33-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 12 shtetas të huaj nga vendet e treta.

Uniformat blu bëjnë me dije se ata ishin nisur nga Korça.

"Pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte nga Korça disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit 100€ për person, kapën dhe arrestuan shtetasin E.Ç., 33  vjeç, banues në Vlorë".

 Arrestim i tij u bë pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin e tij 12  shtetas të huaj.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprë  penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit".