Mirë se erdhët në Peshkopi!
Në Peshkopi qytetarët dhe tregtarët e bizneseve të vogla përballen me problemin e infrastruktrës, ndërsa Bashkia nuk ka vënë dorë në rrugën "Ismahil Feta" në hyrje të qytetit. Edhe pse vetë banorët janë munduar ta rregullojnë, ajo është jashtë çdo standarti.
Në Peshkopi nuk ka investime. Kjo pamje i përket rrugës “Ismahil Feta” në hyrje të qytetit të Peshkopisë.
Për banorët ky është prezantimi më negativ që mund ti bëhet qytetit, por po ashtu dhe frenon zhvillimin dhe penalizon bizneset.
Këta të fundit shpesh janë munduar të mbushin gropat, por pa ia dalë.
Bllokimi i trotuareve nga bizneset dhe rruga e armotizuar ndikojnë në lëvizjen e lirë të qytetareve.
Ndërsa punimet që janë kryer deri më tani sipas banorëve janë pa cilësi.
Ashtu si dhe në vitet e shkuara me nisjen e fushatës elektorale premtimet nuk mungojnë.
Por pushteti vendor në Peshkopi sipas banorëve është i padukshëm.
