Fshati Dars i Klosit i izoluar për një urë

Për afro një dekadë, banorët e fshatit Dars në Klos detyrohen të qëndrojnë të izoluar sa herë që bie shi.

Ura që e lidh me qytetin prej vitesh qëndron e dëmtuar ndërsa ende nuk ka një projekt për rehabilitimin.

Banorët shprehen se premtimet nga Bashkia nuk kanë munguar, por ende nuk ka një veprim.

Një banor i moshuar i këtij fshati shprehet se edhe pse qendra e qytetit te Klosit është vetëm 2 km larg shtëpisë së tij, ai është detyrur të çojë familjen të jetojnë me qira.

Me afrimin e stinës se dimrit kjo pjesë e fshatit Dars mbetet i izoluar, duke krijuar probleme serioze me transportimin e të sëmurëve në spitale apo edhe të fëmijëve për në shkollë.