Hekurudhat me sytë nga investimet

Hekurudha shqiptare ndodhet sot në ditet e saj më të vështira. Deri në vitin 1989 në Shqipëri përmes linjës së hekurt transportohej 9 125 000 ton mallra në vit, sot kjo shifër është e papërfillshme.

Janë vetëm 4 trena funksionalë për mallra dhe 6 të tillë për pasagjerë, që në shumicën e kohës udhëtojnë pa pasagjerë.

Bashkim Kacaruho: Gjendja është kritike. Linja e jugut nga Durrësi në Kavajë, Durrës-Golem-Rrogozhinë deri në Elbasan është korridor funksional. Ndërsa Elbasan-Librazhd-Prrenjas-Pogradec është një segment që është bllokuar për shkak të amortizimit të infrastrukturës hekurudhore.

Por, ditë më të mira pritet që të vijnë për hekurudhën shqiptare.

Në projekt i financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim me shifrën e rreth 60 milionë euro pritet të nisë së shpejti për modernizimin e rrjetit hekurudhor.

Bashkim Kacaruho: Projekti konsiston në një rehabilitim të mirëfilltë, është projekt strategjik jo vetëm për hekurudhat por edhe qeverinë shqiptare.

Në Shqipëri, janë 677 kilometër rrjet hekurudhor, nga këto 447 km janë linja kryesore.

Të drejtën për investimin në linjën Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Rinas e ka fituar një kompani italiane, e cila dha ofertën më të lirë krahasuar me dy pjesëmarrësit e tjerë.