"Mona më e fortë se Maradona" dhe "Ilir Meta, patriot", surpriza për Kryemadhin në Durrës

Në takimin që pati sot në Durrës, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u befasua nga dy prurjet më të reja të LRI.

Dy djemtë kishin një dhuratë speciale për Kryemadhin, dy fanella sporti për atë dhe presidentin Meta.

Bluza me numrin 10 për kryetaren mbante këtë emërtim" "Mona më e fortë se Maradona".

Ndërsa tek ajo e Presidentit me numrin 1 shkruhej "Ilir Meta patriot".

"Kjo bluzë përfaqëson Monën më e fortë se Maradona, si lojtjarja më e mirë e ekipit.

"Kjo është e padrejtë. Përveç kryetares kemi dhe një dhuratë për Presidentin sepse pa të ne do të kishim ikur të gjithë nga ky vend. Bluza ka numrin 1, numrin 1 zakonisht e merr portieri që mbron portën. Ashtu dhe presidenti do të mbrojë Kushtetutën."

Kryemadhi: Do të dëshiroja që bluzën e Presidentit t'ia jepni ju Presidentit. Jemi këtu ku jemi për shkak të vendosmërisë, idesë dhe vizionit të tij që ka pasur gjithmonë për të rinjtë dhe të rejat. Në misionin e tij për zgjedhje të lira dhe të ndershme me 25 prill nuk ju ka vetëm ju këtu por me qindra dhe mijëra të rinj dhe të reja në gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj që do të kthehen për të mbajtur referendumin mbarëkombëtar kundër tranzicionit dhe klikës së shpopullimit të Shqipërisë, të Rilindjes.